Në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të larta dhe qytetarët kërkojnë freskim, por lumenjtë nuk janë vendi i duhur për këtë. Thuajse në gjithë territorin e Maqedonisë ujërat e lumenjve janë shumë të ndotur. Situatë e njëjtë është dhe në lumenjtë që kalojnë nëpër qytetin e Gostivarit, Vardari, Radika dhe Llakavica e për të cilët autoritetet thonë se janë shumë të ndotura, përpos pjesëve ku burojnë.
“Në pjesët më të poshtme të lumenjve para së gjithash Vardarit, bazuar në atë nga çka ndotet nga ujërat e zeza për gjatë qytetit sa vjen e bëhet më i ndotur, nga fundi i qytetit kualiteti i ujit të lumenjve kalon në fazën e tretë e më lartë që është pasojë e ujërave të zeza të cilat derdhen në lum direkt, pa filtrim që është dhe problem më i madh kur bëhet fjalë për ndotjen e ujërave. Lumi Radika është më pak i ndotur për shkak se nuk ka aq shumë banorë në atë zonë, dhe derdhja e ujërave të zeza është më e paktë”, tha Berun Mustafa, Reparti për Higjienë.
Gjatë inspektimeve të ALSAT në terren, askund nuk vërejtëm tabela informative se uji është i ndotur dhe se zhytja brenda tij është e ndaluar. Qytetarët e Gostivarit kërkojnë nga autoritetet pastrimin e lumenjve dhe ruajtjen e tyre si pasuri natyrore.
“ Qytetarët duhet të kenë se ku t’i hedhin mbeturinat. Derisa bëjnë pagesat në rregull, duhet të kenë dhe mirëqenie. Duhet të vendosen koshe të posaçëm, kontejnerë … ku t’i hedh qytetari mbeturinat, ai detyrohet t’i hedh në lum apo në rrugët e fushave. Pushteti lokal dhe ai qendror duhet të marrin masa”.
“Komuna duhet të dalë dhe të shoh çka ndodh, cfarë hidhet në lum, gjithçka hedhin qytetarët edhe lart atje kanë hedhur mbeturina shumë…kështu nuk është mirë. Ma përpara shumë ma pastër ishte por tash, dobët”.
“Kjo është dobësi e madhe për Gostivarin. Në asnjë mënyrë nuk po e zgjidhin problemin. Më përpara uji i lumit ishte i pastër. Tash në çdo 5 metër ka kanalizim nga shtëpitë, më para nuk mundej që çdo shtëpi çdo banesë të lëshojë ujëra të zeza në lum dhe ajo bëhet e gjitha e ndotur, e si të zhytemi në ujë? Komuna shumë pak po ndërmerr masa, mundohet por pak masa…duhet institucionet më të mëdha shtetërore të ndërhyjnë ta zgjidhin këtë problem. Edhe kultura jonë e popullatës nuk është ajo që duhet…”.
Pas çdo raporti të marrë nga mostrat e ujërave të lumenjve, reparti I Higjienës në Gostivar njofton Inspektoratin Sanitar Shëndetësor që I njëjti të ndërmerr masa konkrete në zgjidhjen e problemit. Por pavarësisht alarmimit, gjendja mbetet e pa ndryshuar. Ndryshe, në qytetin e Gostivarit brenda vitit bëhen 15-20 analiza për cilësinë e ujërave të lumenjve.