“Paguaj shpejt” është shërbimi i ri për pagesën elektronike të faturave të ujit. Përmes këtij shërbimi NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup konsumatorëve të vet u mundëson që onlajn t’i paguajnë faturat pa pasur nevojë të regjistrohen në sistemin – Ujësjellësi Im.
Në servisin elektronik “Paguaj shpejt”, mundësohen edhe të gjitha shërbimet e sporteleve siç është nisja e procedurës për azhurnimin e të dhënave personale, shqyrtimi i borxheve, pagesa e faturave apo kësteve, azhurnimi i gjendjes së konsumit të ujëmatësve, paraqitja e defektit, si edhe dorëzimi elektronik i faturës mujore apo ndalimi i plotë e dorëzimit të faturave të shtypura.
Shërbimi i ri është në dispozicion në linkun https://e.vodovod-skopje.com.mk/InstantPayment.aspx.