Lidhja e Sindikatave kërkon nga kryetarja e qytetit të Shkupit dhe Këshilli, të shkarkojnë drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, Marjan Mitovski, për shkak të shkeljeve ligjore, që sipas tyre po bën i njejti.
I japin afat afat kryetares dhe këshillit deri të mërkurën, më pas do të marrin masa me grevë.
“I bëj thirrje kryetares së Qytetit të Shkupit dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, që të shkarkohet ky njeri i cili ende nuk është ulur si ushtrues detyre dhe po krijon mosmarrëveshje dhe përzgjedh punonjës dhe nuk kryen detyrat e punës në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive. Kryetare e Qyetetit të Shkupit, Këshill i Qytetit të Shkupit, mos lejoni, si dje, që nuk kishit transport urban, të mos keni as ujë të pijshëm në qytetin e Shkupit” – deklaroi Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski.
Nga Sindikata thonë se Mitovski i ka ricaktuar punëtorët në vende të papërshtatshme që nuk paërfshihen në kontratën e punës.
“Ne nuk mund të dërgojmë inxhinierë hidrocentralesh në dhomat e rojeve, nuk mund të lejojmë drejtuesit e mjeteve speciale të ulen në bazë dhe të mos punojnë asgjë, sepse drejtorit në detyrë nuk i pëlqen. Si sindikatë përfaqësuese për veprimtari komunale, këtë e kemi raportuar në inspektoratin shtetëror administrativ dhe në inspektoratin shtetëror të punës, por ai vazhdon të injorojë vendimet e inspektoriateve” – u shpreh Dimovski.
Mitovski është drejtor i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës Kanalizime” që nga 13 shtatori i emëruar nga Arsovska pas shkarkimit të Zlatko Perinskit nga VMRO-DPMNE.