Uji i ndotur,VMRO-DPMNE: Filipçe dhe LSDM-ja bënë që gostivarasit të helmohen në vite
VMRO-DPMNE thotë se problemi me ujin e pijshëm në Gostivar ka ekzistuar që në kohën e qeverisjes së LSDM-së, dhe ftojnë këtë subjekt politik qe të mos e moralizojnë rastin.
“Për vite me rradhë, Filipçe dhe pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja kanë marrë raporte nga institucionet shtetërore se uji në Gostivar nuk është i pijshëm, ndërsa ata këtë e kanë fshehur dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’u përballur me problemin.” – deklaroi Martin Andonovski nga VMRO -DPMNE. / Aktuale.mk
