Uji në Gostivar, LSDM dorëzon kallëzim penal

Uji në Gostivar, LSDM dorëzon kallëzim penal

Përderisa gostivarasit vazhdojnë të mos të kenë të sigurt ujin për pije, partitlë politike përplasen në lidhje me atë se kujt i takon përgjegjsia për situanën në Gostivar.

 

LSDM-ja dorëzon kallëzim penal ndaj minsitrit të shendetësisë, Sasho Klekovski dhe tre drjetorëve nga fusha shëndetësore.

 

Akuza e opozitës maqedonase konsiston në lëshimet sistemike, mosveprimet dhe moszbatimin e kompetencave ligjore nga institucionet shëndetësore dhe inspektuese. Ftojnë Prokurorinë publike që të veprojë në sigurimin e provave dhe fakteve të paraqitura në kallzimin penal të tyre.

 

“Kallëzimi penal është kundër: Drejtorit të qendrës për shëndet publik, Shpend Ameti në Tetovë, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, Drejtorit të inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Kiril Llazov dhe Ministrit të shëndetësisë, në qeverinë e Mickoskit, Sasho Klekovski. Ekzistojnë dyshime të bazuara se, në periudhën nga qershori i vitit 2026 e deri më sot, në cilësinë e personave zyrtarë ose përgjegjës në institucionet që drejtojnë, nuk kanë ndërmarrë veprime dhe masa për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga ndotja e ujit në Gostivar.” – tha Jon Fërçkovski nga LSDM. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF