Ja kur pritet përdorimi i ujit për pije në Gostivar

Ja kur pritet përdorimi i ujit për pije në Gostivar

Shtabi i Krizës shpreson se në çezmet e Gostvarit do të rrjedh ujë i pijshëm kah dita e enjte.

Sipas matjeve që janë bërë sot, pas 72 orëve, 48, respektivisht 72 orë duhet të dalin rezultatet e treta që do të thotë diku ditën e enjte pres të ketë një njoftim nga shtabi qendror se definitivisht uji në çezmet e qytetit të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që furnizohen nga sistemi që kishte një krizë, do të jetë i pijshëm. – u shpreh Koordinatori i Shtabit të Krizës në Gostivar, Zudi Xhelili.

Furnizimi me ujë teknik rregullisht nuk mungon në fshatin Debresh, Bellovishtë, repartin e dializës pranë spitalit në Gostivar dhe në dy lagjet, Tullana dhe Fazaneria, gjersa uji i paketuar për pije vazhdon të shpërndahet në 9 pika, sqaroi për TVM2, Zudi Xhelili, kordinator i shtabit të krizës. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF