Uji në Shkup është i sigurt për pije

Mostra të ujit, të marra në 48 vende matëse në Shkup i përgjigjen Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije, informuan nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, duke i kumtuar rezultatet nga raporti javor për analizë të ujit për pije.

Marketing

Prej 17 e deri 21 korrik janë marrë 197 mostra për analizë fizike-kimike dhe 197 mikrobiologjike të ujit për pije në 48 vende matëse në Qytetin e Shkupit.

Analizat, siç informon NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, i ka bërë Sektori për kontroll sanitar – laboratori i parë në shtet, i akredituar sipas standardit ISO17025:2018