Ukraina është rekomanduar për ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, dhe kjo, sipas Presidentit Zelensky, është një hap afër fitores kundër Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është deklaruar pas rekomandimit të Këshillit Evropian për t’iu dhënë shtetit të tij statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Për Zelenskyn, kjo lëvizje shënon “hapin e parë në anëtarësimin në BE që sigurisht do ta sjellë fitoren më afër”.
Ai ka thënë se është falënderues ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për “vendimin historik”, duke shtuar se ai pret rezultate pozitive nga Komisiuoni javën e ardhshme.
Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet të diskutojnë mbi rekomandimin e Komisionit në samitin që mbahet javën e ardhshme në Bruksel.
Ukraina ka dorëzuar aplikimin e saj për anëtarësim në BE disa ditë pasi Rusia nis luftën, duke hyrë me forcë në territorin ukrainas, në fund të shkurtit të këtij viti.