Ukraina: Kemi vrarë 14,200 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

Në ditën e 23 të pushtimit rus, ministria e mbrojtjes së Ukrainës thotë se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Nga ana tjetër, Rusia ka mbetur e heshtur, pasi përditësimi i fundit i saj ishte më 3 mars, ku pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000.

Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë shkatëruar gjithashtu: 450 tanke, kanë rrëzuar 93 avionë dhe 112 helikopterë si dhe kanë çaktivizuar 43 sisteme kundërajrore.

Marketing