Ukraina kërkon armë nga BE, paralajmëron Rusia: Do mbani përgjegjësi për pasojat

Rusia vijon sulmet, duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve dhe ushtarëve ukrainas.

Marketing

Nga ana tjetër Presidenti Volodymyr Zelenski së bashku me qytetarët dhe ushtrinë i ka bërë rezistencë forcave ruse.

Por, Ukraina ka nevojë për më shumë armatim ti rezistuar një prej ushtrive më të forta në botë. Zelenski i ka dërguar kryeministrit Boris Johnson një listë me armët që i duhen për të luftuar forcat e Putinit.

Mediat britanike thonë se Zelenski ka bërë kërkesa specifike për artileri të rëndë dhe se Britania e Madhe po përpiqet t’i dërgojë sa më shpejt armët në Ukrainë.

Lajmi bëhet i ditur, pasi Rusia kërcënoi se do të kundërpërgjigjej ndaj mbështetjes së BE për Ukrainën dhe paralajmërimit ndaj atyre që do të dërgojnë armë.

“Qytetarët dhe strukturat e BE të përfshira në dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbajnë përgjegjësi për pasojat”, paralajmëroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme. Kërcënimi pason vendimin e BE-së për të mbyllur hapësirën ajrore ndaj avionëve rus dhe dëbimin e mediave “Russia Today” dhe Sputnik.

Edhe Rusia njoftoi më vonë se do të mbyllte hapësirën ajrore për 36 vende, përfshirë Shqipërinë. Në vazhdën e fushatës diplomatike kundër Rusisë, Uashingtoni dëboi 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara nën akuzën aktiviteteve të spiunazhit.

Atyre ju kërkua të largohen me pretendimin se ishin të angazhuar në aktivitete që nuk përputheshin me përgjegjësitë dhe detyrimet si diplomatë.