Ukraina ka deklaruar për herë të parë që nga fillimi i luftës se do të pezullojë rrjedhën e gazit natyror rus përmes një pike tranziti, e cila sipas Ukrainës dërgon pothuajse një të tretën e karburantit nga Rusia në Evropë.
Edhe pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, ajo ka mbetur një rrugë kryesore tranziti për gazin rus në Evropë.
Megjithatë, trupat ruse kanë marrë gazin që kalonte përmes Ukrainës dhe e dërgojnë atë në zonat separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit të vendit, tha shefi i operatorit të rrjetit të gazit të Ukrainës GTSOU për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kompania ukrainase thotë se do të ndalojë dërgesat përmes rrugës Sokhranivka nga sot.
Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom tha se ka është nga Ukraina se do të ndalonte tranzitin e gazit në Evropë përmes interkonjeksionit Sokhranivka nga ora 07:00 me orën lokale të mërkurën.
Megjithatë, Gazprom, i cili ka një monopol mbi eksportet e gazit rus me tubacion, thotë se është “teknologjikisht e pamundur” që të zhvendosen të gjitha vëllimet në pikën e ndërlidhjes Sudzha më në perëndim, siç propozoi GTSOU.
Gazprom shtoi se po përmbush të gjitha detyrimet e saj ndaj blerësve të gazit në Evropë.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje vendeve që të frenojnë varësinë e tyre nga energjia ruse dhe kanë ndaluar importet e naftës ruse dhe të tjera të energjisë në shenjë hakmarrjeje për pushtimin e Ukrainës.
Njoftimi i së martës nuk e ndryshon afatin kohor për të pakësuar varësinë globale nga nafta ruse “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price.