Ukraina mund të ‘fshihet nga harta’, paralajmëron kancelari gjerman Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi të enjten se Vladimir Putin po përpiqet të fshijë Ukrainën nga harta duke e sulmuar vendin ushtarakisht.

“Është një përpjekje për të ndryshuar kufijtë e Evropës duke zhdukur një vend të tërë,” tha ai teksa iu drejtua kombit në televizion. “Ne po përjetojmë fillimin e një lufte si asnjë tjetër në Evropë në 75 vitet e fundit,” shtoi ai.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që ky konflikt të mos përhapet në vendet e tjera evropiane”, tha Scholz. “Unë jam dakord me Presidentin e SHBA dhe miqtë tanë evropianë se ne duhet të përdorim të gjitha mjetet për ta parandaluar atë.”

Scholz i kujtoi presidentit rus Putin që të mos nënvlerësojë vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur të gjitha vendet anëtare.

19:06 | Arrestohen qindra protestues në Rusi

Rreth 800 persona u arrestuan në Rusi të enjten, pasi demonstruan kundër pushtimit të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur organizata për të drejtat e njeriut OVD-Info.

Protestuesit u arrestuan në të paktën 42 qytete ruse, raporton OJQ. Bëhet fjalë për një total prej të paktën 788 arrestimesh. Pothuajse gjysma e tyre u zhvilluan në Moskë. Sipas OJQ-së, disa protestues u rrahën nga forcat e sigurisë.

Organizata shpërndau foto përmes Telegramit që tregonin njerëz që shprehnin solidaritet me Ukrainën. Autoritetet ruse kanë paralajmëruar njerëzit që të mos dalin në protesta ose do të përballen me sanksione serioze.

Marketing