Ukraina raporton shumë sulme me dronë rusë pas përfundimit të armëpushimit

Ushtria e Ukrainës ka raportuar sulme me dronë rusë në disa rajone gjatë natës, vetëm disa orë pas përfundimit të një “armëpushimi të Pashkëve” 30-orësh të shpallur nga Moska.

Forcat ajrore të Ukrainës lëshuan alarme sulmi për rajonin e Kievit, si dhe Kherson, Dnipropetrovsk, Cherkasy, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia.

Në qytetin jugor të Mykolaiv, kryebashkiaku Oleksandr Senkevych tha se “shpërthime u dëgjuan”. Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur viktima, shkruan BBC.

Ushtria ruse nuk ka komentuar mbi sulmet e raportuara. Armëpushimi i shpallur nga Presidenti Vladimir Putin skadoi në mesnatën e së dielës me orën e Moskës (21:00 GMT). Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Të hënën herët, banorët në disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, u kërkuan nga autoritetet lokale që të shkonin menjëherë në strehimoret aty pranë për shkak të kërcënimit të sulmeve me dron.

Në rajonin e Kievit, zyrtarët lokalë thanë se forcat e mbrojtjes ajrore “po punonin në objektiva”.

Forcat ajrore të Ukrainës raportuan gjithashtu një “rrezik rakete” për rajonet qendrore dhe tha se avionët rusë ishin “aktivë në drejtimet veri-lindore dhe lindore”.

Në Mykolaiv, kreu rajonal Vitaliy Kim tha menjëherë më pas se qyteti ishte sulmuar me raketa. “Nuk ka pasur viktima apo dëme,” shtoi ai.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka bërë presion për t’i dhënë fund luftës, tha vonë të dielën se “shpresojmë se Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë”. Ai nuk dha detaje të tjera.

Rosenberg: A është ‘armëpushimi’ i Putinit shkak për skepticizëm apo shans për paqe?

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin jugor të Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014.

Vlerësohet se qindra mijëra njerëz – shumica dërrmuese e tyre ushtarë – janë vrarë ose plagosur nga të gjitha anët që nga viti 2022.

Muajin e kaluar, Moska doli me një listë të gjatë kushtesh në përgjigje të një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar që ishte rënë dakord nga SHBA dhe Ukraina.

Marketing