Ukraina: Rusët kanë përgatitur listat për likuidime, mësues e priftërinj…

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjenerallejtënant Kirilo Budanov, ka thënë se Kievi është i vetëdijshëm për ekzistencën e “listave” ruse për vrasje të mësuesve, gazetarëve, priftërinjve ukrainas dhe të tjerëve.

Marketing

“Listat për ekzekutim përfshijnë mësues të gjuhës, letërsisë, historisë ukrainase, veteranë të operacionit antiterrorist, gazetarë, shkencëtarë, shkrimtarë, priftërinj të Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe besime të tjera që mbështesin Ukrainën, figura publike dhe politike, dhe krerët e autoriteteve shtetërore dhe të vetëqeverisjes”, tha Budanov.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të krimeve masive të tmerrshme kundër qytetarëve ukrainas, detajet e të cilave janë bërë të njohura për të gjithë botën. Krimet e njësive të forcave të armatosura ruse në Borodyanka, Bucha, Hostomel, Izyum, Mariupol dhe shumë vendbanime të tjera ukrainase kanë treguar se këto veprime të sinkronizuara bazohen në parime të qarta doktrinore, politikat gjenocidale ruse të qeverisë dhe udhëheqjes ushtarake”, tha ai.

Kreu i shërbimit inteligjent theksoi gjithashtu se “ukraino-fobia” ka depërtuar në të gjithë shoqërinë ruse.

“Gjenocidi kundër ukrainasve nuk është vetëm një politikë shtetërore e Federatës Ruse, por edhe një besim shoqëror i detyrueshëm i imponuar nga lart”, tha Budanov.

Marketing