Ukraina: Rusia po përgatitet për “beteja më të ashpra” në Kherson

Sipas një zyrtari të lartë ukrainas, priten të zhvillohen beteja më të ashpra në provincën jugore të Khersonit të kontrolluar nga Rusia, duke shtuar se ushtria ruse po përforconte trupat, sipas The Guardian.

Marketing

Kherson, i cili para luftës kishte rreth 280,000 banorë, është qendra më e madhe urbane që Rusia ka vënë nën kontrollin e saj. Forcat ukrainase nuk duket se kanë fituar shumë terren në kundërsulmin e tyre në Kherson, e cila filloi në fillim të këtij muaji pasi Moska njoftoi për aneksimin e Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhia.

“Në Kherson gjithçka është e qartë. Rusët po rigrupohen, duke forcuar forcat e tyre atje”, tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet për t’u tërhequr. Përkundrazi, betejat më të ashpra do të zhvillohen për Kherson”, shtoi ai.

Nga katër provincat e aneksuara nga Rusia, Kherson është më i rëndësishmi. Ai kontrollon si rrugën për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska në 2014, dhe grykën e Dnieper, lumit të madh që kalon përmes Ukrainës.

Për javë të tëra, zyrtarët e emëruar nga Rusia në Kherson kanë paralajmëruar se forcat ukrainase po përgatiten të sulmojnë qytetin dhe kanë evakuuar mijëra civilë me anije në brigjet lindore të Dnieper.