Ukrainasit hedhin në erë një tren që po transportonte ushtarë rus

Luftëtarët ukrainas hodhën në erë një tren të blinduar që transportonte trupa ruse duke përdorur një mjet shpërthyes në qytetin jugor të pushtuar të Melitopolit, thanë të mërkurën forcat e mbrojtjes territoriale të Ukrainës.

Marketing

Qyteti i Melitopol në rajonin e Zaporizhzhia shtrihet në një brez të tokës jugore të Ukrainës që u pushtua nga forcat ruse më 24 shkurt.

Mbrojtja territoriale e Ukrainës, dega rezerviste e forcave të armatosura, tha se një pajisje shpërthyese shpërtheu drejtpërdrejt nën një karrocë që transportonte ushtarë.

Deklarata e tyre e publikuar në Facebook, nuk jep detaje për shkallën e dëmit.

Marketing