Ukrainasit lidhin në mes të qytetit tradhtarët, bashkëpunuan me rusët

Banorët e Khersonit kanë nisur hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të rusëve, të cilët ndihmuan ushtrinë e Putinit të dislokohej në qytet që prej nisjes së ofensivës ushtarake.

Dy persona u shfaqën të lidhur nga duart në mes të qytetit ukrainas, me qytetarët që kalonin pranë tyre dhe i thërrisnin “tradhtarë”, në pritje të ushtarëve që do të vendosnin për dërgimin e tyre në burg.

Marketing

Sipas raportimeve, dhjetëra bashkëpunëtorë të Rusisë në Kherson u larguan javët e fundit nga qyteti, pikërisht për t’i shpëtuar arrestimit për krimet e tyre.

Ndonëse dje në Kherson pati festime për çlirimin, ekziston ende frika se shumë trupa ruse mund të fshihen në rrethina, duke lënë pas dhe kurthe me bomba.

Marketing