Dëmtimi i tmerrshëm i portierit polak në Seria A (VIDEO)

Ndeshja e Serisë A mes Veronës dhe Spezias rezervoi pamje të rënda për tifozët e futbollit.

Portieri polak i Spezias, Bartlomiej Dragowski, pësoi një dëmtim të tmerrshëm, duke i shuar edhe ëndrrën për të qenë i pranishëm në Botërorin që nis pas një jave.

Marketing

Dragowski doli nga zona për të ndalur një aksion të kundërshtarëve, por vendosi këmbën keq dhe pësoi një thyerje të kaviljes.

Ai u largua me barrelë nga fusha e lojës dhe u dërgua menjëherë në spital.