Ukrainasit zënë rob një grup të ushtarëve rusë

Në frontin e Kupiansk, ushtarët e Brigadës së 15-të Operative të Gardës Kombëtare të Ukrainës (NGU), kanë kapur një grup ushtarësh rusë.

Këtë e ka raportuar komandanti i NGU, Oleksandr Pivnenko në Telegram, ku ka postuar edhe një video të ngjarjes.

“Ata po përpiqeshin të fitonin terren, por diçka nuk shkoi siç ishte planifikuar. Në frontin e Kupiansk, luftëtarët e Batalionit të 2-të të Qëllimeve Speciale të Brigadës së 15-të NGU Kara-Dag, kapën një grup ushtarësh rusë që përpiqeshin të futeshin në zonën e përgjegjësisë së njësisë tonë”, tha Pivnenko.

Sipas tij, grupi është pikasur paraprakisht nga operatorët e dronëve, të cilët kanë ndihmuar në krijimin e kushteve të favorshme për veprimin e këmbësorisë.

“Pushtuesit vendosën të mos e shtyjnë fatin e tyre dhe bënë zgjedhjen e duhur – të dorëzohen dhe të qëndrojnë gjallë”, tha Pivnenko.

Marketing