Ukrainë/ Sulmet me raketë në Dnipro, humb jetën balerina 15-vjeçare

Detaje të reja dalin nga sulmi në Dnipro të Ukrainës. Një nga viktimat e sulmit me raketa në një bllok apartamentesh është edhe një 15-vjeçarje e quajtur Maria Lebid. Sipas mediave të huaja, 15-vjeçarja ishte balerinë.

Marketing

Një zyrtare e qeverisë në Ukrainë në një postim në rrjetet sociale është shprehur se jeta e adoleshentes u ndërpre nga terroristët rus.

“Pushofsh në paqe Maria Lebid. Ajo ishte 15 vjeç, presidentja e shkollës dhe balerinë. Kur raketat e Rusisë goditën bllokun e banesave në Dnipro ajo ndodhej në shtëpinë e saj. Udhëtimi i saj i bukur u ndërpre nga terroristët rusë”-shkroi zyrtarja në rrjetet sociale.