Ukrainë/ Sulmohet një spital, raportohet për 4 të vrarë, 6 mjekë të plagosur

Komanda ushtarake e Ukrainës ka thënë se katër persona u vranë dhe 10 u plagosën kur një predhë ruse goditi një spital në Vuhledar në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore. Mes të plagosurve thuhet se janë gjashtë mjekë.

Marketing

Ukraina ka thënë se Rusia ka kryer 203 sulme që nga fillimi i ditës dhe luftimet po vazhdojnë pothuajse në të gjithë territorin, raporton Reuters.

Në një përditësim të veçantë nga ministria e jashtme e Ukrainës, lëshuar në orën 14:00 me orën lokale, zyrtarët thanë se një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzuan në rajonin e Kievit pranë Mezhyhirya.

Luftimet po vazhdojnë në rajonin e Luhanskut, afër qytetit të Schastye dhe “armiku vazhdon të pësojë humbje”, thuhet në deklaratë.

Në rajonin e Odesa-s, 10 ushtarakë thuhet se kanë marrë plagë nga predha gjatë një sulmi.

Marketing