Ulen çmimet e derivateve të naftës

Për gjysmë denari janë ulur çmimet e benzinës, dizelit dhe vajit për amvisëri, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Çmim i ri i Euro Super BS-95 do të jetë 68 denarë për litër, Euro Super BS 98 do të shitet për 70 denarë për litër ndërsa çmimi i ri i Euro Dizelit do të jetë 62.5 denarë për litër.

Marketing

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.