Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,79 % në raport me vendimin e datës 6.9.2024.

Marketing

Nga data 11.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 68,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 67,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 43,507 (denarë/kilogram).