Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,04 % në raport me vendimin e datës 17.03.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS – 95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,590 den/kg dhe tani do të jetë 40,755 den/kg.
Nga data 25.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 40,755 (denarë/kilogram).