16/11/2024
Ballina Biznes Ulen çmimet e derivateve të naftës

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,137 %, te nafta për 3,126 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,802 % dhe te mazuti ulja është 1,142 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,766%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,806 den/kg dhe tani do të jetë 49,189 den/kg.

Nga data 15.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 96,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 96,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 91,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,189 (denarë/kilogram)