Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,67 % në raport me vendimin e datës 3.2.2023.

Marketing

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,130 %, te nafta për 2,692 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,466 % dhe te mazuti për 0,535%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,169%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00
den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,065 den/kg dhe do të jetë 41,411 den/kg.

Nga data 7.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,411 (denarë/kilogram)