Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 5,11 % në raport me vendimin e datës 7.12.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 8,708 %, te nafta për 8,110 %, te vaji ekstra i lehtë për 8,044 % dhe te mazuti ulja
është 5,226 %.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,588%.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 5,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 3,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 4,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 4,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 2,115 denarë/kilgram dhe tani do të jetë 40,056 denarë/kilogram.
Nga data 10.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 79,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,056 (denarë/kilogram)