Ulet çmimi i Antoine Griezmann, Barca po e pret

Antoine Griezmann nuk kushton 200 milionë euro, ashtu siç pretendonte Atletico Madrid. Sulmuesi francez ka klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh. L’Equipe shkruan se ky çmim do të jetë valid deri me 30 qershor., në një marrëveshje që kishte më heret mes tij dhe skuartës.

Marketing

Antoine Griezmann do të jetë një nga protagonistët e tregut të verës dhe Barca është e para që po e pret.

Sulmuesi i Atletico Madrid është zhgënjyer mjaft me ecurinë dhe pritshmëritë që kishte në skuadrën e tij, andaj shansi për tu bërë bashkëlojtar me Messin është tejet i mundshëm.

Mediat franceze raportojnë se Barcelona do të tentojë nënshkrimin në pranverë, para përfundimit të sezonit.
Thuhet se skuadra katalonase ka vendosur shitjen e Coutinhos dhe me paratë e tij do të nënshkruaj me Griezmann.