Për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria në akset rrugore Shkup – Kumanovë, Kumanovë – Shkup, Shkup – Katllanovë – Veles, Veles – Katlanovë – Shkup dhe Tetovë – Gostivar është ulur në 50 metra deri në 100 metra, Tetovë – fshati Gajre deri në 30 metra, Negotinë – Demir Kapi nga 150 deri 220 metra, Kërçovë – Ohër dhe Kërçovë – Makedonski Brod prej 100 deri në 150 metra dhe deri në 100 metra në grykën malore Gjavatë.
Siç bëri të ditur NP “Rrugët e Maqedonisë”, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhimisht vende-vende nëpër rrugë të lagështa.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë apel për drejtim të kujdesshëm dhe përshtatjen e shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Informojnë se ekipet e tyre kujdestare vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.