Ulet për 12% çmimi i përçimit të gazit

Çmimi i transportit të gazit natyror do të ulet për 12%, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Shpenzimet më të ulëta për shpërndarjen e gazit nënkuptojnë shpenzime më të vogla të kompanive që e shfrytëzojnë këtë lëndë. Ka mundësi që ky vendim të ndikojë edhe në uljen e çmimit të energjisë për ngrohje. Megjithatë, për këtë vendim duhet të presim deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Marketing

Në këtë mënyrë, me uljen e çmimit të distribuimit të gazit natyror KRRE-ja dëshiron të dërgojë sinjal për gazifikim serioz të Maqedonisë. Çmimi i distribuimit në Strumicë dhe Kumanovë mbetet i njëjtë, ndërsa çmimi i distribuimit në Zonat teknologjike industriale në Shkup do të ulet për 3%”- pohoi Marko Bislimovski, kryetarë i KRE-së.

Në Strumicë dhe Kumanovë ka rreth 100 familje që përdorin gaz natyror. Çmimet e reja mund të ndikojnë në interesin më të madh të qytetarëve për ta përdorur këtë energji, vlerësojnë nga rregullatori. Bislimovski thotë se do të propozohet një skemë e re e tarifimit të rrjetit distribues që është në pronësi të SHA GAMA, apo të aplikohen kategori të ndryshme të konsumatorëve.

Gazifikimi i Shkupit është bllokuar në mes të prioriteteve të ekonomisë nga njëra anë dhe atyre mjedisore apo pasojave nga ana tjetër. Nevojitet një marrëveshje midis autoriteteve dhe shoqatave ekologjike, ku dhe nëse traseja e gazsjellësit do të kalojë përgjatë kreshtës së Vodnos ose do të kërkohet një zgjidhje alternative.

Marketing