Njëqind e gjashtëdhjetë e katër të infektuar të rinj me Kovid-19, 12 pacientë të rikuperuar, dy të vdekur dhe 1.045 teste është bilanci i djeshëm nga epidemia e koronavirusit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Pardje u regjistruan 175 raste, ndërsa rekordi në nivel ditor u regjistrua më 5 qershor me 180 raste. Në pesë ditët e kaluara, janë kryer 4,733 testime në vend, dhe 678 qytetarë morën rezultate pozitive për Kovid-19. Si rezultat i virusit, në pesë ditët e kaluara ka pasur 18 vdekje.
Dje, 16 pacientë të rinj u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, dhe gjithsej 93 pacientë u shtruan në spital. Me mbështetje të oksigjenit janë 44 pacientë, asnjë pacient nuk është në ventilim mekanik. Gjithashtu dje, 16 pacientë të rinj u pranuan SPQ “8 Shtatori”, dhe gjithsej 60 pacientë u shtruan në spital. Në aparat respirator janë 10 pacientë ndërsa 11 pacientë janë me pasqyrë klinike më të rëndë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 25 pacientë, dhe dy pacientë janë duke u trajtuar në shtëpi. Në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 23 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep, 31 pacientë janë të shtruar në spital – pozitiv dhe dyshues për Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisë është 3,701, numri i pacientëve të rikuperuar është 1.694, numri i vdekjeve është 171, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1,836.
Në krye me rastet më aktive me Kovid-19 është Shkupi, me gjithsej 1040 pacientë, i ndjekur nga Kumanova me 202 raste, Shtipi 192, Tetova 165 … Nga ana tjetër, në kryeqytet në rendin e njësive të vetëqeverisjes lokale është Komuna e Çairit me 235 pacientë pozitivë me koronavirus, Gazi Baba me 89 raste aktive, Buteli me 88, në Qendër dhe Aerodromi, bashkë me 12 qershorin, ata i kanë nga 87 pacientë me Kovid-19.
Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 41.049 testime për Kovid-19.