Sot është një nga prezantueset më të dashura të televizionit shqiptar, por rrugëtimi i Bora Zemani në profesionin e saj është i gjatë dhe deshi punë të madhe.
Prezantuesja karrierën e saj në “Top Channel” e kishte nisur si velinë në “Fiks Fare” dhe Ed Manushi i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” kujtoi edhe një herë hapat e saj të parë.
Në një klip prezantues, Bora është vetëm 17 vjeçare teksa rrëfen se i pëlqen shumë bota e televizionit dhe më pas tregon talentin e saj në vallëzim.
Kujtojmë se moderatorja në janar të këtij viti mbushi 30 vjet dhe këtë e shënoi me një festë të madhe në kryeqytetin shqiptar.