UNESCO: Çmimi Botëror i Lirisë së Shtypit 2024 shkon për gazetarët palestinezë

Palestinian journalists attend a funeral of Palestine TV correspondent Muhammad Abu Hatab, who was killed in his home by an Israeli raid, in the southern Gaza Strip city of Khan Younis, on Nov. 3, 2023. According to the government media office in Gaza, 35 journalists have been killed, and several press institutions' offices have been targeted and destroyed since the conflict broke out on Oct. 7. (Photo by Rizek Abdeljawad/Xinhua via Getty Images)

Gazetarët palestinezë që mbulojnë luftën në Gazë janë shpërblyer me çmimin për ‘’Lirinë e Shtypit’’, ka njoftuar UNESCO, organi kulturor dhe shkencor i Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Gazetarët morën ‘’Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit’’ të UNESCO-s 2024 në Kili, dje në mbrëmje.

“Në këto kohë errësire dhe dëshpërimi, ne dëshirojmë të ndajmë një mesazh të fortë solidariteti dhe njohjeje për ata gazetarë palestinezë që po mbulojnë këtë krizë në rrethana kaq dramatike”, tha presidenti i jurisë, Mauricio Weibel.

“Si njerëzim, ne i detyrohemi një borxh të madh guximit dhe angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes”, shtoi ai.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha se ‘’çmimi nderonte guximin e gazetarëve në rrethana të vështira dhe të rrezikshme’’.

“Përsëri këtë vit, çmimi na kujton rëndësinë e veprimit kolektiv për të siguruar që gazetarët në mbarë botën të mund të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre thelbësore të raportimit dhe hetimit”, theksoi ajo.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në New York, të paktën 97 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e më shumë se 35 000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor.