Unesko shqyrton në Baku statusin e qytetit të Ohrit

Për herë të parë në historinë e tij qyteti i Ohrit do të gjendet në listën e ndërtimeve pa leje në sesionin e Uneskos që mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Sipas statistikave nga regjistri i ndërtimeve ilegale që ka bërë komuna janë identifikuar 1.076 lëndë për të cilat është konstatuar se është shkelur ligji për ndërtime prej të cilave 409 janë lokalizuar në pjesën e mbrojtur.

Marketing

Unesko në raportin e fundit rekomandon që të vendoset në mbrojtjen natyrore dhe kulturore gjithë rajoni i Ohrit pasiqë është në listën e rrezikuar. Kreu i komunës megjithatë në deklaratat e tij të fundit ka thënë se gjendja e ndërtimeve ilegale është shumë alarmante dhe se nuk është aspak risi pasiqë ky problem duhet të trajtohet shumë seriozisht.