UNHCR përshëndet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në suaza të Forumit global për refugjatë

Vendosja e sistemit për mbrojtje nga dhuna e bazuar seksuale dhe gjinore në pajtim me Konventën e Stambollit e cila përfshin mbrojtjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve, zgjidhjen e situatës disavjeçare të refugjatëve të tjerë nga Kosova përmes dhënies së statusit juridik afatgjatë në shtet për të gjithë të cilët kualifikohen dhe rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e azilkërkuesve dhe personave nën mbrojtje ndërkombëtare përmes përforcimit të menaxhimit me rastet për azil.

Marketing

Këto janë tre përpjekjet të cilat Maqedonia e Veriut i ka bërë ndaj Nismës globale për mbrojtjen e refugjatëve.
Këtë javë në Gjenevë është mbajtur Forumi global për refugjatë – takim në nivel të lartë të qeverive, organizatave financiare ndërkombëtare, udhëheqësve të bizneseve, faktorëve humanitarë dhe zhvillimorë, refugjatëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Në të kanë marrë pjesë rreth 3.000 pjesëmarrës, duke përfshirë refugjatë dhe 750 delegacioneve.

Forumi, siç bëri të ditur përfaqësia e UNHCR-së, është element kyç të Kompaktit global për refugjatë që e konfirmuan shtetet anëtare të KB-së në Nju-Jork në dhjetor të vitit 2018. Forumi i ardhshëm vjetor për refugjatë do të ndodhë për katër vjet, në vitin 2023.

Në Forumin global për refugjatë, përfaqësuesit e qeverive dhe palëve të tjera të prekura kanë dhënë mbi 770 përpjekje për mbështetjen e refugjatëve dhe bashkësive ku ato jetojnë. Përpjekjet janë në fusha si punësimi, arsimi, politikat e reja, financat.

Në një të ardhme të afërt priten përpjekje shtesë, ndërsa janë vendosur edhe tregues që të matet progresi. Takimi në të cili do të shqyrtohet statusi i përpjekjeve do të jetë për dy vjet.

“Qeverisë kanë treguar solidaritet të vërtetë përmes përpjekjeve konkrete të Forumit global për refugjatë që u mbajt në Gjenevë këtë javë. Jam e lumtur dhe mirënjohëse që Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe një herë u bashkëngjit nda lëvizjes globale të solidaritetit me refugjatët duke paraqitur tre angazhime të rëndësishme që do të kenë efekt pozitiv të drejtpërdrejt dhe të momentit mbi jetët e refugjatëve”, deklaroi përfaqësuesja e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut, Monika Sandri.
Zbatimi i tyre, shtoi ajo, do t’i rrisë standardet për mbrojtjen e refugjatëve në vend.