“Unioni i Shoqatave bjeshkatare” kërkon largimin e kryqeve të vendosur nëpër male

Sot, me datë 16 Gusht 2023, në lokalet e ShMQSh “SARAJ” në Saraj, Kryesia e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, mbajti mbledhjen e saj të rradhës.
Në këtë mbledhje, nën udhëheqjen e z.Fari Rexhepi – kryetar i Unionit, anëtarët e kryesisë u informuan për punët e realizuara nga mbajtja e Kuvendit themelues, që u mbajt me 17 Qershor e deri më sot, dhe në veçanti u informuan në detaje për procedurën e jetësimit të Vendimit të Kuvendit, përkatësisht regjistrimit të Unionit, ku u tha se pas kërkesës së parashtruar në Regjistrin Qendror të RMV, me datë 01 Gusht është pranuar përgjigje pozitive se prej kësaj date Unioni i Shoqatave Bjeshkatare është subjekt i regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV, dhe me këtë rast njoftohen Shoqatat bjeshkatare se dyert e Unionit janë të hapura për të gjitha shoqatat / klubet bjeshkatare për tu anëtarsuar në Unionin e Shoqatave Bjeshkatare.
U bisedua për një dukuri të pahijshme, që po vërehet gjatë ecjeve nëpër male, ate të vendosjes së kryqave nëpër maje dhe emërtimi i majeve, rasti më i freskët është në Parkun Nacional të Malit Sharr, diku në rajonin ndërmjet Majes Rudoka dhe Taumës së Madhe, është vendosur kryqi dhe është emërtuar maja me emrin Maja e Petrovit.
Me këtë rast reagojmë ndaj kësaj dukurie dhe kërkojmë nga institucionet përkatëse, ti marin të gjitha masat në pajtueshmëri me ligjet, MENJËHER ti largojn kryqat e vendosur çdo kund nëpër male dhe personat e papërgjegjshëm që i kan vendosur të marin denimin e merituar.
Jemi për ruajtje të ambientit, respekt ndër fetar dhe tolerancë ndër njerzore e JO urejtje dhe shovenizëm.

Marketing

Marketing