United thyen Cityn në finalen e FA Cup, festë e kuqe në “Wembley”

Festë e kuqe në “Wembley”, aty ku Manchester United fitoi 2-1 përballë Manchester Cityt finalen numër 143 të FA Cup. Një derbi i zjarrtë dhe tepër i luftuar, me “Djajtë e Kuq” që e mbyllën në mënyrë të shkëlqyer një sezon plot vështirësi.

Marketing

Dy 19-vjeçarët Garnacho dhe Mainoo shënuan në pjesën e parë, gola që rezultuan vendimtarë për suksesin e jashtëzakonshëm të ekipit të Ten Hag.

Vonë u “zgjuan” Citizens, me golin e Dokut dy minuta nga fundi që thjesht bëri më dramatike dhe emocionuese minutat shtesë.

Në fund festë “djajsh” në kryeqytetin anglez, me United që siguroi trofeun e kompeticionit më të vjetër në planet për herë të 13-të në histori. Një më pak se rekordmenët e Arsenalit.