Granit Xhaka starton në finalen e Kupës së Gjermanisë, ja kundër cilit ekip do të luaj

Granit Xhaka savoure son premier titre en Bundesliga

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Kaiserslautern dhe Bayer Leverkusen, finalja e Kupës së Gjermanisë.

Bayer Leverkusen që u trondit të mërkurën nga Atalanta, duke humbur 3:0 në finale të Ligës së Evropës dhe duke e prishur rekordin prej 51 ndeshjes pa humbje do të kërkojë këndelljen dhe ta fitojë trofeun e dytë këtë sezon.

Marketing

Të parin, Bayer Leverkusen e fitoi kur u shpall kampion në Bundesligë për herë të parë në histori të klubit dhe atë pa asnjë humbje.

Në anën tjetër, Kaiserslautern ka qenë befasia e ëmbël e këtij edicioni në Kupën e Gjermanisë dhe do të tentojë ta befasojë edhe kampionin gjerman.