17/06/2024
Ballina Aktuale Ekskluzive / Vazhdojnë bisedimet intenzive mes VLEN – VMRO

Ekskluzive / Vazhdojnë bisedimet intenzive mes VLEN – VMRO

Grupet e punës të VLEN vazhdojnë bisedimet intenzive me mandatarin VMRO-DPMNE-së transmeton bashke.tv

Grupi i punës nga VLEN sot ishin në selinë e VMRO-DPMNE-së për vazhduar në detaje pikat e qeverisë së ndryshimit dhe inkorporimit të prioriteteve të të dy programeve premtuese gjatë ciklit zgjedhor.

Marketing

Lëvizja Besa do të ketë dy ministri, atë të Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Partia e Bilall Kasamit i cili ka vendosur të mban mandatin e kreut të Tetovës do të kedhë zëvendësministër në Kulturë.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravari do të ketë gjithashtu dy ministri. Ministria e Shëndetësisë dhe një ministri pa resor. Krahu i Taravarit do të ketë edhe zëvendësministër në Mbrojtje dhe Bujqësi. Arben Taravari nuk përjashtoi mundësinë që ai vet të udhëheqë me Shëndetësinë, por tha se akoma nuk është definitive.