Universiteti i Harvardit: Pa vaksinë jemi në karantinë deri në vitin 2022

Një studim I publikuar në revisten “Science” të shkollës së Shëndetit në Universitetit të Harvardit paralajmëron se karantina e qytetareve në të gjithë botën mund të qëndrojë në fuqi deri në vitin 2022 nëse nuk gjendet një vaksine ose antibiotike që sulmojnë Covid 19.

Marketing

Studimi i publikuar nga T.H Chan shton se ka antibiotike specifike dhe vaksina, rreziqet janë reale që të kemi kufizime dhe distancim social të paktën deri në 2022 e jo vetëm kaq, por koronavirusi do të rikthehej periodikisht deri në vitin 2025.

“ Të gjithë të dhënat dhe simulimet e kryera nga ana jonë, sipas modeleve matematikore, tregojnë se përhapja rrezikon ti rikthehet shoqërive dhe shteteve të ndryshme në momentin e parë që hiqen kufizimet, shton studimi i Universitetit të Harvardit.

Ajo që ende nuk është specifikuar nga kërkuesit shkencore dhe që është rebus më vete, ka të bëjë me faktin nëse ata që janë prekur nga semundja, kanë krijuar antitrupat e duhur dhe a janë të rrezikuar nga infektimi për herë të dytë.