Ballina Lajme Maqedoni Universiteti në Tetovë me ceremoni solemne për studentët e rinj

Universiteti në Tetovë me ceremoni solemne për studentët e rinj

Me ceremoni solemne është shënuar fillimi i vitit të ri akademik në Universitetin në Tetovë. Me paraqitje muzikore dhe ligjëratë simbolike 12 indekseve për student nga të gjitha programet Universiteti u dëshiroi mirëseardhje studentëve në vitin e parë të arsimit të lartë.

Marketing

“Ne sot jetojmë në kohën e zhvillimit të shpejtë global dhe jemi pjesë e shoqërisë dinamike, dhe për këtë janë të obliguar t’u përgjigjemi sfidave të globalizimit. Universiteti në Tetovë i ka kushtuar vëmendje këtij procesi me qëllim që t’i përparojë programet studimore dhe procesin akademik, në pajtim me standardet perëndimore, si dhe zhvillimin të kuadrit akademik dhe veprimtarisë hulumtuese. Oferta arsimoro-shkencore e Universitetit të Tetovës, kushtet bashkëkohore të studimit, prestigj ndërkombëtar, pjesëmarrje aktive, bursa për dhjetëra kategori të studentëve dhe lehtësime të tjera, kanë stimuluar dhe motivuar mijëra studentë të vijnë këtu”, theksoi rektori Vullnet Ameti në fjalimin përshëndetëse para studentëve të rinj dhe kuadrit akademik.

Pas pritjes solemne studentët e filluan vitin e ri akademik në ambientet e fakulteteve përkatëse.

Exit mobile version