Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi trevjetorin e themelimit

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, këtë vit ka filluar me studime të ciklit të dytë. Për këtë jemi jashtëzakonisht krenarë, sepse këto studime e përmbushin misionin tonë të krijojmë kuadro profesionale, i cili do të ndikojë në zhvillimin e shoqërisë. Studimet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, i zhvillojnë rreth 100 profesorë me përvojë dhe asistentë, të cilët janë shtyllë e avancimit tonë si institucion i arsimit sipëror, tha Azis Pollozhani në konferencë për media me rasatin e shënimit të trevjetorit nga themelimi i këtij institucioni të lartë arsimor.

Marketing

Ai tha se pesë fakultetet për ndërtimtari dhe arkitekturë, për shkenca informatike, për shkenca teknike, për shkenca teknike dhe për shkenca sociale synojnë zhvillimin e studentëve në qytetarë të ardhshëm akademik. Potencoi se për Universitetin kjo është e rëndësishme për shkak faktit se studentët janë ardhmëria, ndërsa motivimi është nxitje për progres do ta përmirësomjë ekonominë e vendit.

Vitin e parë akademik në vitin 2016, Universiteti e filloi me 218 studentë dhe vitin e kaluar numri i studentëve të regjistruar arrinte 492. Viti akademik 2018/2019 filloi me 656 studentë të rinj, duke e çuar numrin e studentëve të UNT në 1.426, që paraqet rritje prej rreth 300 për qind nga viti i parë deri në vitin e kaluar.

Universiteti Nënë Tereza në Shkup ka krijuar bashkëpunim me universitete nga vendi dhe në vendet e rajonit dhe Evropës, edhe atë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Italia, Turqia, Britania e Madhe dhe shumë të tjerë. Tani ekzistojnë 22 marrëveshje me universitete dhe nëntë marrëveshje me institucione të veçanta që rregullisht shkëmbejnë vlera dhe përvoja.