Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, nesër, e premte, 19.05.2023, me fillim në orën 09:30 organizon Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të Migracionit me temë: “Trendet e migracionit, sfidat, prioritetet dhe rrugët e reja të politikave”.
Në konferencë do të kenë paraqitjet e tyre do të kenë rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri, Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu, Dejan Ivkovski nga Departamenti i Migracionit dhe Ndihmës Humanitare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës sociale dhe Goran Pavllovski nga Departamenti i Çështjeve Kufitare dhe Migracionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në konferencë do të marrin pjesë 60 hulumtues shkencorë nga vendi, rajoni dhe Evropa, përmes prezencës fizike dhe online.