UNRWA: Duhet mbrojtur fëmijët palestinezë, dhe e drejta e tyre për arsim

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, ka thënë se fëmijët palestinezë duhet të mbrohen, dhe po ashtu duhet të mbrohen e drejta e tyre për arsimim.

Marketing

Deklarata vjen një ditë para fillimit të vitit shkollor në Palestinë, për të cilin shefi i UNRWA-së, Philippe Lazzarini thotë se po fillon të errësohet nga gati 10 ditë sulme në shkallë të gjerë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“6000 vajza dhe djem të moshës shkollore janë prekur drejtpërdrejt midis kampeve të refugjatëve Jenin, Tulkarem, Nur Shams dhe Fara’a”, tha Lazarrini.

“Dëmi fizik dhe psikologjik i shkaktuar nga operacioni i fundit ushtarak izraelit dhe aktivitetet e grupeve të armatosura palestineze do të duhet shumë kohë për t’u kapërcyer”, shtoi ai në X, përcjell Klankosova.tv.

Marketing