UNSHM kundër digjitalizimit në arsim, Hodai: Flasin për digjitalizim pa pajisje digjitale

Paralajmërimet e Ministrisë së Arsimit, për digjitalizimin e procesit mësimor nga viti i ardhshëm shkollor, kundështohen ashpër nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme. Ata përkujtojnë MASH-in se po kërkon të vendosë një sistem që duhet të shfrytëzohet, siç thanë, nga “analfabetë digjitalë”. Nuk janë në princip kundër idesë, por e cilësojnë si të vështirë për t’u realizuar në sistemin aktual arsimor.

Marketing

“Kjo është e papranueshme për ne sepse nuk mundet ministrja të vendos pa u konsultuar me asnjë nxënës. Kështu vendime mund të merren në biznese private por në institucionit që drejtoni, vendimet duhet t’i merrni në konsultim me ne. Ne nuk jemi kundër digjitalizimit, por vlerësojmë se digjitalizimi është kundër vendit tonë duke pasur parasysh mësimin online që shumë nxënës nuk kishin qasje për shkak të mungesës së pajisjeve dhe infrastrukturës digjitale. Ju flisni për digjitalizim pa pajisje digjitale, nëse mendoni të na disktiminoni, që të mundësoni të mësojnë vetëm ata që kanë pasjije, gaboheni, sepse ne nuk ju lejojmë.”, tha Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

UNSHM thotë se digjitalizimi është hap i duhur, por nuk duhet të jetë zgjidhja e vetme. Ata përkujtojnë se pandemia nxorri në dukje problemet me sistemin online, e një sistem që pësoi fjasko e kjo nuk guxon të ndodhë më.

“UNSHM vlerëson se digjitalizimi është një hap në drejtimin e duhur por nuk guxon të jetë zgjidhja e vetme. Modeli duhet të jetë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve e nëse duam libra plotësisht digjitalë, atëherë shkollat duhet të kenë strukturën e duhur e nxënësit të fitojnë aftësi digjitale, përkatësisht shkrim lexim digjital.”, tha Hodai.

Unioni i nxënësve kundërshton ashpër edhe deklaratën e ministres Carovska se shkollat nuk janë interesante për nxënësit. Hodai I cilësoi madje sit ë rrezikshme deklaratat e tilla të Carovskës. Paralajmëroi se për çështjen e digjitalizimit do ta diskutojnë edhe me Sindikatën e Arsimit.