Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup tani më i shtohet dhe një doktor shkencash, docentja Kaltrina Zekolli Shaqiri nga Fakulteti i Shkencave Sociale pranë UNT-së, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës online në drejtimin civil, me temë: “Arsyet e shkurorëzimit sipas të drejtês pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të drejtës krahasuese” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
UNT shpreh nderin dhe kënaqësinë që si institucion i arsimit të lartë, kuadri akademik avancohet dhe merr tituj të larta akademike, si rrjedhojë e hulumtimeve dhe përkushtimit shkencor që ndërmarrin pedagogët e UNT-së.
Ngritja e kredibilitetit profesional të kuadrove të reja akademike, jo vetëm që është lajm i mirë për ne, por edhe për studentët si dhe të gjithë shoqërinë në përgjithësi.
I gjithë ky rrugëtim u vlerësua maksimalisht nga ana e pedagogëve të komisionit përkatës, si nga hulumtimi teorik po dhe empirik.