Në lidhje me publikimin e lajmit me titull: ’Ligjërata në gjuhën maqedone në programet e akredituara në gjuhën shqipe në Universitetin Nënë Tereza’ në Shkup, të botuar në disa portale informative, japim sqarimin si më poshtë:
Universiteti Nënë Tereza Në Shkup, është universiti më i ri në vend, dhe i pari universitet në gjuhën shqipe që karakterizohet për nga programet studimore që kryesisht janë në drejtimet teknike.
E përkujtojmë opinionin publik se misioni parësorë i këtij universiteti ka qenë që të prodhoj kuadër cilësorë në lëmitë më deficitare, që kërkohen në tregun e punës, por që edhe janë më të vlerësuar dhe më të çmuar.
Këto drejtime, për nga specifikat e veta imponojnë kuadër akademik, i cili është deficitar, dhe të cilin fatkeqësisht është vështirë të gjendet në ambientin ekzistues në vendin tonë.
Universiteti Nënë Tereza, ka qenë i vetëdijshëm për sfidat që e presin që në themelimin e vet dhe me kohë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që kjo mungesë e kuadrit arsimorë sa më pakë të ndikoj në procesin mësimor.
Me këtë rast informojmë opinionin, veçanërisht atë arsimdashës se, UNT-ja, me qëllim që studentët të mos kenë pasoja në procesin arsimor, në disa lëndë ku është paraqitur mungesë kuadri adekuat në gjuhën shqipe, ka angazhuar edhe profesorë që ligjërojnë në gjuhën maqedone.
Stafi udhëheqës i universitetin duke qenë i përkushtuar gjithmonë të jetë në ndihmë të studentëve, për gjithë këto lëndë që ligjërohen në gjuhën maqedonishte, ka siguruar që asistentët detyrimisht të jenë kuadër që e flasin dhe përdorin gjuhën shqipe.
Në këtë rast duam të theksojmë, se stafi akademik është në kontakt të përhershëm me studentët, dëgjon propozimet dhe sugjerimet e tyre, dhe deri në këtë moment nuk ka marrë ndonjë ankesë apo vërejtje për mënyrën e ligjërimit, vlerësimit apo edhe ndonjë paqartësi të theksuar.
Këshilli i Rektoratit të UNT-së, gjithmonë kur individë apo grup studentësh kanë kërkuar që provimet nga këto lëndë të mbahen në gjuhën shqipe ka urdhëruar profesorët dhe asistentët tua mundësojnë një gjë të tillë.
Të nderuar, prindër, student, dhe dashamirës të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, Universiteti Nënën Tereza, udhëheqësia e këtij universiteti në krye me rektorin Prof. dr. Aziz Pollozhanin, stafi akademik dhe ai administrativ, duke u udhëheqë nga misioni i vetë, në harmoni me ligjet në fuqi, edhe një herë siguron se është i përkushtuar për një arsim cilësor, që do të prodhoj kuadro të denjë për konkurrencë në tregun e punës, gjithmonë në bashkëpunim me studentët dhe për studentët.