Ura e Ibrit, barrikada më jetëgjatë në veri

Kamionët që qëndruan 20 ditë mbi rrugë në 13 lokacione u lëvizën nga vendi. Por, një pengesë e shkurtër prej betoni nuk u hoq kurrë nga Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Marketing

Ajo si një mini-barrikadë mes veriut e jugut, po qëndron atje që më tepër se 23 vjet.

Për telashin e mbi dy dekadave që ruhet nga policia vendore e edhe nga ajo ndërkombëtare, mitrovicasit po thonë se ka ardhur koha për ta larguar, sepse ndonëse këmbë mund të kalohet lehtë barrikada e moçme me raste ndjell frikë tek vendasit.

Mitrovicasit thanë se nuk duan telashe tjera me serbët derisa shpresojnë që kjo punë të zgjidhet në mënyrë paqësore.

Marketing