Uragani Dorian largohet nga Kanadaja

Uragani Dorian mbërriti në Gjirin e Shën Lorencit të dielën, pasi goditi gadishullin kanadez Nova Scotia, duke lënë qindra mijëra pa energji elektrike. Stuhia e fuqishme shkaktoi dëme dhe kaos përgjatë gjithë bregut lindor të kontinentit të Amerikës së Veriut javën e kaluar pas shkatërrimit në Bahamas, ku la 70,000 njerëz të pastrehë. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve dhe kufomave në pjesët më të goditura të Bahamasit, ndërsa vazhdojë përpjekjet e pastrimit dhe rimëkëmbjes në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Marketing

Dorian u shndërrua në një ciklon post-tropikal të dielën ndërsa u zhvendos mbi New Foundland dhe Labrador dhe u kthye drejt Atlantikut. Stuhia e fuqishme arriti në bregun kanadez të Atlantikut të shtunën, duke rrëzuar pemë, ndërprerë energjinë elektrike dhe rrëzuar një vinç të madh në qendër të qytetit Halifax, kryeqyteti i provincës së Nova Skotia-s. Zyrtarët kanadezë thonë se më shumë se 400,000 vetë në zonat bregdetare humbën energjinë elektrike, por nuk kishte njoftime për lëndime të lidhura me stuhinë.

“Jemi të kënaqur me ecurinë e masave. Jemi tani duke kaluar në fazën e vlerësimit dhe rimëkëmbjes”, tha Paul Mason i Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave në Kanada. Ndërkohë autoritetet në veri të ishujve Bahamas filluan evakuimin e të vdekurve nga ishujt Abaco të cilët u goditën nga uragani i Kategorisë 5 javën e kaluar. Qeveria thotë se 43 njerëz humbën jetën, por numripritet të rritet në qindra pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kontrollojnë rrënojat. Trupat janë duke u dërguar në kryeqytetin Nassau në ishullin e Provincës së Re për identifikim.

Qindra të mbijetuar nga Abaco i Madh janë transportuar gjithashtu në Nassau. “Kur shtëpia ime u shemb, m’u duk sikur po vdisja. Shumë njerëz vdiqën dhe mendova se do të isha një prej tyre. Ne thjesht filluam të luteshim dhe mbijetuam”, tha Carlen Meizier, një banor i Abacos.

Autoritetet njerëz të tjerë nga ishujt e shkatërruar do të vijnë në Nassau në ditët e ardhshme. “Nassau mund të strehojë njerëzit që vijnë nga ishujt përmes programeve të strehimit, përmes mbështetjes familjare, dhe hoteleve tona”, tha Stephen Russell i Agjencisë Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave.

Të mbijetuarit në pjesën më të goditur në Bahamas kanë nevojë për ushqim, ujë të pastër dhe strehim. Roja Bregdetare dhe Marina e Shteteve të Bashkuara kanë dërguar furnizime me ndihma dhe kanë shpëtuar gati 300 njerëz nga zonat e izoluara në ishujt e goditur nga uragani.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar tha se rriti shifrën që kishte përcaktuar për ishujt Bahamas me 1 milion dollarë, duke e çuar në 2.8 milion dollarë. Agjencia gjithashtu ka siguruar furnizime urgjente për 44,000 njerëz.

“Ne e kuptojmë që ka një rrugë të gjatë përpara por do të punojmë ngushtë me kryeministrin dhe qeverinë e tij për t’u siguruar që të ndihmojmë në të ardhmen e afërt dhe të bëjmë gjithçka të mundur nën udhëheqjen e tij për javët dhe muajt e rëndësishëm dhe rimëkëmbjen”, tha adimistratori i USAID-it, Mark Green.

Kryqi i Kuq Amerikan ka premtuar 2 milion dollarë ndihmë fillestare për rimëkëmbjen e ishujve Bahamas.