Uragani “Milton” goditi Floridën, rritet numri i viktimave

Uragani “Milton” ka goditur sot bregdetin perëndimor të Floridës me stuhi të fuqishme duke shkatërruar shtëpitë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dy milionë familje.

Marketing

BBC shkruan se nuk ka ende një numër total të viktimave, por deri më tani mësohen 6 persona që kanë humbur jetën, si pasojë e uraganit.

Guvernatori i Floridës flet për pasojat e uraganit “Milton”: Niveli i ujit do të vazhdojë të rritet, qytetarët të tregojnë kujdes
Katër persona ndërruan jetë në kontenë St Lucie, ndërsa dy të tjerë në në qytetin qendror të Floridës. Numri i viktimave mund të rritet, shkruajnë mediet e huaja.

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) raportoi se Milton kishte zbritur në tokë pranë ishullit Siesta Key, me erëra të qëndrueshme prej 205 km/h.

Uragani Milton arriti në tokë pranë Siesta Key, Florida, si një stuhi e rrezikshme e Kategorisë 3 përpara se të dobësohej në një Kategori 2 ndërsa arriti në tokë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Ky është uragani i pestë që bie në tokë në SHBA këtë vit./